Policia konfirmon arrestimin e dy punëtorëve të PTK’së

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e drejtorit të Kontrollit të Brendshëm në PTK, me inicialet G. I dhe udhëheqësin e shitjes në PTK me iniciale A.Z.Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale ‘shkelje e fshehtësisë së procedurës’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kurse, G.I dyshohet se ka kryer veprat penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘mashtrim’, ndërsa i dyshuari tjetër.

Policia thotë se më datën 06.10.2015, ka pranuar një ankesë nga një qytetar.

“Personi i dyshuar me inicialet G. I. (1977), dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5.000 (pesë mijë) euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i lartcekur G. I. me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12.700 euro (dymbëdhjetëmijëe shtatëqind euro). I dyshuari G. I. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘mashtrim’, ndërsai dyshuari tjetër A. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘shkelje e fshehtësisë së procedurës’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak se pa autorizimin e organit kompetent ka zbuluar informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata ja në shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të lartcekur u caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh./express/