Policia ndërpreu grevën 643 ditëshe grevistëve të Ferizajt: Ua hoqi tendën

Në aksionin që ka marrë Policia e Kosovës për të larguar tendat e vendosura nga tri partitë opozitare, ka larguar mes tjerash edhe tendën e vendosur në po atë vend nga ish-punëtorët e fabrikës së tubave në Ferizaj.

Grevistët sot kanë shënuar edhe numrin prej 643 ditëve prej se kanë nisur grevën.

Këtë e ka konfirmuar edhe njëri prej grevistëve që ka qenë duke qëndruar në tendë.

Njazi Asllani tha për KosovaPress se Policia i ka larguar me dhunë dhe po i dërgon në stacionin policor.