Preshevarët nuk lejohen të votojnë nga Kosova për zgjedhjet e Serbisë (Video)

Shumë qytetarë të Fushë Kosovës që me prejardhje janë nga Presheva, sot morën rrugë pikërisht për në vendin prej nga kanë ardhur për të qenë pjesë e votimeve për zgjedhjet serbe.

Por, shumë prej qytetarë preshevarë janë shprehur se qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë, do të duhej të votonin pa shkuar fare në Luginë.

Të njëjtën e ka thënë edhe Behxhet Shala, nga Këshilli për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut shprehet se qytetarëve nga Lugina e Preshevës u shkelen të drejtat. /Klan Kosova/