Presidenti i Këshillit Evropian: BE mbështet Serbinë

‘BE qëndron me Serbinë’, është mesazhi që sapo lëshoj presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, transmeton zeri.info.

Në llogarinë e tij në Twitter, presidenti Tusk para pak minutash ka shkruar; ‘BE mbështet Serbinë. Nëse duam të ruajmë Schengen-in, duhet të jemi serioz në mbështetjen tonë ndaj vendeve në vijë të parë’.

Mesazhi i tij, vjen të njëjtën ditë (shtunën) kur po qëndron për vizitë në Beograd.

Ndryshe ai sot ka filluar një vizitë zyrtare në rajon, duke filluar me Beogradin.

Në agjendën e tij është edhe Shqipëria, ku do të takohet të dielen (nesër) me kryeministrin Edi Rama, më tej do të vazhdojë për në Shkup (Maqedoni).

Në listën e vizitave ai ka edhe Sarajevën e më pas Zagrebin.

Ndërsa Kosova nuk figuron në agjendën e tij të takimeve. /Zëri/

Donald Tusk tweet