I pari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka folur në lidhje me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Presidenti Vujanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha nivelet dhe se ka thënë që është shumë i kënaqur për këtë komunikim dhe bashkëpunim, transmeton Koha.net.
Kurse në rrafshin e demarkacionit, ai ka thënë se ato që po bën opozita dhe kundërshtimi i tyre për këtë vijë kufitare është çështje e brendshme e Kosovës dhe se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Ai beson se kjo çështje do të përfundojë edhe në Kosovë dhe është shprehur i kënaqur me homologen kosovare, Atifete Jahajga që është angazhuar edhe në formim të në komisioni për këtë çështje.