Presidenti Hashim Thaçi, sot është takuar edhe me delegacionet e Francës, Egjiptit, Kanadasë dhe Letonisë.
Në këtëo takime të ndara, Thaçi i falënderoi për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit dhe për përkrahjen e deritashme që i kanë dhënë Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se Kosova me ndihmën e shteteve mike i ka treguar botës se ka arritur pjekurinë e një demokracie evropiane në tetë vite të funksionimit si shtet demokratik.