Presidentja dhe ambasadori britanik selfie në mbështetje të fëmijëve të sëmurë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka publikuar një selfie të veçantë. Është në shoqëri me Presidenten, Atifete Jahjaga dhe bashkëshorten e tij, ish-gazetaren shqiptare Elida Ramadani.

“Një selfie me Presidenten për të mbështetur Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, dhe punën madhështore të tyre për të ndihmuar fëmijët e sëmurë. Edhe ti mundesh gjithashtu…”, shkruan ai në mbishkrimin e fotos./ Express