Preteni thotë se gjykatat duhet të fuqizohen

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se qytetarët duhet të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe ta raportojnë korrupsionin në mënyrë që kjo dukuri të luftohet sa më shpejt.

Ai ka bërë me dije se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies është faktori kryesor që korrupsioni po vazhdon të mbetet i pazvogëluar dhe i pahetuar.

Preteni për ‘Epokën e Re’ tha se Kosova i ka të gjitha institucionet dhe legjislacionin gati të kompletuar për ta luftuar korrupsionin por, sipas tij, problemi kryesor është faktori njeri.

“Qytetarët nuk po bashkëpunojnë në nivelin e duhur dhe zyrtarët e mekanizmave që kanë për mision luftën kundër korrupsionit nuk po ftohen të raportojnë për punën e tyre”, ka thënë Preteni, duke bërë thirrje që gjykatat në Kosovë të fuqizohen.