Prokurorët belgë kanë akuzuar dy të dyshuar terroristë në lidhje me sulmet vetëvrasëse me bombë në aeroportin dhe metronë e Brukselit, nga të cilat mbetën të vranë 31 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
I referuari nga prokurorët si Fayçal C., është akuzuar për pjesëmarrje në grup terrorist, vrasje terroriste dhe vrasje me tentativë terroriste, raporton “The Guardian”, transmeton KosovaPress.
Faycal C. u arrestua nga policia në mbrëmjen e së enjtes në Bruksel, përderisa ai ishte duke qëndruar jashtë Prokurorisë Federale në qendër të qytetit. Policia bastisi edhe shtëpinë e tij ku gjeti armë dhe eksploziv.
Autoritetet belge nuk kanë thënë se a është Faycal C. personi i paidentifikuar në fotografinë e lëshuar nga CCTV, edhe pse mediat kanë spekuluar se flitet për të njëjtin person.
I akuzuari i dytë është Aboubakar A., i cili u arrestua veçmas të enjten, derisa qëndronte në makinën e tij në anën tjetër të Brukselit. Atij i është ngritur aktakuza për pjesëmarrje në veprimtari terroriste./telegrafi/