Protestë edhe sot

Liderët e tri partive opozitare, VV, AAK dhe NISMA pas gjysmë ore pritet të nisin takimin e radhës në selinë qendrore të AAK’së. Gazeta Express merr vesh nga zyrtarë të AAK se në ora 11:00 Ramush Haradianj do t’i pres ne takim, në selinë qendorë të AAK’së, Visar Ymerin dhe Fatmir Limajn për të diskutuar rreth organizimit të një tjetër protestë sot në ora 14:00.

Edhe sot partitë opozitare do të protestojnë kundër arrestimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, ndaj të cilës dje u caktua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Opozita, po ashtu, kundërshton përpjekjet për arrestimin e tre deputetëve të tjerë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topallli nga VV, të cilët njëjte si Kadaj-Bujupi dyshohet se kane kryer vepër penale kur hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvnedit gjatë tri seancave të kaluara.

Partitë opozitare po kundërshtojnë marrëveshjet e fundit të nënshkruara, ajo për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi./Express/