Protestë në Pejë kundër Gazmend Muhaxherit, për shkak se akuzoi Haradinajn

Me parullat: “I gjithë kombi krenohet me UÇK-në. E ti Gazmend?!“; “Gaz, na bone, “Gaz”! , “Poshtë UDB-ja e veshur me pushtet!” – organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë sot në qendër të Pejës kundër akuzave të kryetarit Gazmend Muhaxheri ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ky i fundit në një intervistë dhënë ditë më parë gazetës austriake Der Standard ka thënë se “do të duhen më shumë se 20 vjet, që kuadrot e UÇK-së të zhduken nga politika”.

Në këtë intervistë Muhaxheri ka folur edhe për ish-komandantin Ramush Haradinaj, duke ia ngarkuar atij vrasjet që kanë ndodhur gjatë luftës, njofton Klan Kosova.

protesta-5 protesta-6