Pse nuk do të mbahet sonte emisioni Rubikon, me mysafir Hashim Thaçin?

Moderatori i emisioni Rubikon, i cili transmetohet në Kohavision Adriatik Kelmendi ka paralajmëruar se emisioni i sontëm nuk do të mbahet.

Ai përmes një postimi në facebook, tregon se mysafiri i emisionit të sontëm nuk do të mbarrë pjesë në emision për shkak të një udhëtimi urgjent jashtë vendit.

Lexoni të plotë postimin e Kelmendit në facebook:

Të nderuar shikues,
ju njoftojmë se emisioni i sontëm “Rubikon” në KTV nuk do të mbahet, meqë mysafiri i paralajmëruar, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se i është dashur të bëjë një udhëtim të paparashikuar dhe urgjent jashtë Kosovës.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.
Falëmnderit!