Pse vdiq Bruce Lee?

Pesëdhjetë vjet pas vdekjes misterioze të Bruce Lee, mjekët besojnë se më në fund kanë gjetur shkakun e vdekjes.

Qelizat në trupin e tij ishin të fryrë, duke përfshirë trurin që rezultoi në vdekje, e gjitha kjo ndodhi për shkak të marrjes së tepërt të ujit.

Atë mbrëmje, njerëzit përreth tij vunë re se ai vazhdimisht konsumonte ujë, si dhe përziente opiume të ndryshme me pilula.

Bruce Lee vdiq në moshën 32-vjeçare në verën e vitit 1973 ndërsa ishte në Hong Kong. Një autopsi në atë kohë tregoi se Bruce kishte vdekur nga ënjtja e trurit, për të cilën mjekët fajësuan ilaçet kundër dhimbjeve.

Vdekja e tij e parakohshme nxiti thashethemet se ai mund të ishte vrarë nga gangsterë kinezë, helmuar nga një dashnor xheloz ose viktimë e një mallkimi. Një tjetër teori ishte se ai vdiq nga goditja e nxehtësisë.

Tani studiuesit kanë shqyrtuar provat për të arritur në përfundimin se Bruce ka të ngjarë të ketë vdekur nga hiponatremia.

“Me fjalë të tjera, ne sugjerojmë që paaftësia e veshkave për të nxjerrë ujin e tepërt e vrau Bruce Lee”, tha eksperti për Clinical Kidney Journal.

Hiponatremia do të thotë që niveli i natriumit në gjak, për të cilin trupi ka nevojë për ekuilibrin e lëngjeve, është anormalisht i ulët. Mosbalancimi bën që qelizat në trup të fryhen, duke përfshirë ato në tru. Studimi pretendon se Bruce kishte faktorë të shumtë rreziku për hiponatreminë, duke përfshirë pirjen e sasive të mëdha të lëngjeve, përdorimin e kanabisit, i cili rrit etjen dhe faktorë të tjerë që reduktojnë funksionin e veshkave, si droga dhe alkooli.

Gruaja e tij Linda zbuloi se Bruce kishte një dietë të lëngshme me lëng karrote dhe molle përpara vdekjes së tij, dhe Matthew Polly, i cili shkroi biografinë e Bruce Lee, përmend një konsum të vazhdueshëm të ujit natën që ai vdiq.

“Ne supozojmë se Bruce Lee vdiq nga një formë specifike e mosfunksionimit të veshkave: pamundësia për të nxjerrë ujë të mjaftueshëm për të ruajtur homeostazën e ujit, e cila është kryesisht një funksion tubular. Kjo mund të çojë në hiponatremi, edemë cerebrale (ënjtje të trurit) dhe vdekje brenda orë nëse marrja e tepërt e ujit nuk përputhet me sekretimin e ujit urinar, gjë që është në përputhje me kohën e vdekjes së Lee,” përfundoi studimi.

Ata shkruan se duke qenë se ai u pa duke pirë sasi të mëdha uji ditën e vdekjes së tij, duhet të ketë marrë sasi të mëdha, sepse përndryshe askush nuk do ta kishte vënë re.

Për ironi, Lee u bë i famshëm për thënien “Bëhu ujë miku im”, por duket se uji i tepërt e vrau përfundimisht. /tesheshi

Generated by Feedzy