“Që ka aftësi të madhe, as që diskutohet”! Bogdani promovon në Itali sulmuesin e Shqipërisë U-21: E ftoi edhe Kombëtarja, vetëm mos e ngarkoni me presion…

Eljon Toci është një tjetër element që duhet marrë në konsideratë për të ardhmen e Shqipërisë. Sulmuesi është golashënuesi më i mirë tek të rinjtë e Fiorentinës. Ndërkohë vëmendja nga kuqezinjtë nuk i ka munguar, pasi mori ftesën e Alban Bushit te U-21. Në një prononcim për mediat italiane, Bogdani shprehu vlerësimet më të mira për Tocin.

“Është djalë i mirë, me cilësi fantastike, por nuk duhet ta ngarkojmë me pritshmëri të larta dhe presion. Që ka aftësi të madhe, kjo nuk diskutohet. Shqipëria e ka thirrur së fundmi te U-21. Kalimi nga të rinjtë në ekipin e parë nuk është kurrë i lehtë. Nëse Toci do të jetë në gjendje të qëndrojë i përulur, atëherë do t’i luajë letrata e tij në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Bogdani. /Sport Ekspres/