Qehaja: Kosova nuk është cak i ISIS-it

Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë i ka komentuar deklaratat e zëvendëspresidentin amerikan Joseph Biden dhe rikthimin e amerikanëve në Ballkan.

“Jo rastësisht është zgjedhur Ballkani dhe jo rastësisht është shfrytëzuar Samiti Brdo-Brijoni për këtë çështje. Kjo është përpjekje e amerikanëve që të kthehen fuqishëm në Ballkan.”

Më tej drejtori i QKSS-së ka shtuar se Kosova është e përjashtuar nga sulmet e ISIS, pasi cak është Evropa Perëndimore dhe ka theksuar se Ballkani nuk është në fokusin kryesor të amerikanëve.

“ Megjithëse kemi një numër të madh të qytetarëve që kanë shkuar për të luftuar për ISIS-in, organet e sigurisë në Ballkan pak ndajnë informacione ndërmjet vete. Kosova bile është krejtësisht e përjashtuar. Qëllimi i ISIS-it është që të sulmohen caqet në Evropën Perëndimore – trekëndëshi Francë–Angli–Belgjikë. Kemi njëlloj jugo-sfere në bashkëpunim në luftimin e kësaj dukurie, gjë që na shtyn ne drejt krijimit të një albano-sfere. Nuk mendoj që amerikanët e kanë vetëm Ballkanin në fokus sepse ata janë të interesuar edhe për Afrikën e Veriut,” ka thënë Qehaja, njofton Klan Kosova.

– See more at: http://lajmi.net/qehaja-kosova-nuk-eshte-cak-i-isis-it/#sthash.ZybVzJzu.dpuf