Qëllohet për vdekje ish kampioni i botës në boks (Video)

Është qëlluar për vdekje ish kampioni i botës në boks, O’Niel Bell. Lajmin e ka bërë të ditur policia e qytetit të Atalantës.

O’Niel që ishte 41 vjeçar, është qëlluar duke dalë nga treni, nga dy grabitës që e kishin sulmuar për t’ia marrë të hollat dhe gjësende tjera.

O`Neil Bell ka qenë kampion unifikues botëror, njëri ndër boksierët më të mirë i të gjitha kohërave në kategorinë kruzer. Ai suksesin më të madh e arriti me 2005 kur mblodhi tre titujt botëror, atë të WBC-së, WBA-së dhe IBF kur mposhti francezin Jean Mormeck.

Suksesin e tij në kategorinë kruzer e kishte arritur para tij, vetëm legjenda Evander Holyfield.

Në karrierën e tij, O’Niel ka arritur 27 fitore, 25 nga ato me nokaut, dhe ka pësuar vetëm katër humbje, ndërsa karrierën e ka mbyllur në vitin 2011 pas humbjes nga Rick Carson. /Telegrafi/