Qendrim Gashi: Përdorimi i dhunës po e dëmton më së shumti Kosovën

Qendrim Gashi është shprehur i shqetësuar me veprimet dhe skenat e fundit brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës dhe ka thënë se përdorimi i dhunës nga opozita po e dëmton më së shumti Kosovën.

Ai tha se këto veprime po sjellin instalim të dhunë në sistemin politik në vend.

Lexoni të plotë reagimin e tij në facebook: 

Nuk ekziston ndonjë qytetar i përgjegjshëm i Kosovës që nuk është i shqetësuar me këtë që po ndodh në Kuvend. Në fakt, ka arsye për shqetësim për plot zhvillime në Kosovë, përkundër progresit në disa fusha që po ashtu duhet pranuar.

Shqetësuese është kur disa pjesëtarë të opozitës, ndër të cilët ka edhe të tillë që i respektoj fort, janë duke tentuar që dhunën ta instalojnë në sistemin tonë politik. Dhuna si mjet politik duhet kundërshtuar.

Për deklarimet e disave në opozitë nuk kam fare respekt sepse po të vinin në pushtet do ta vulosnin ndarjen e Kosovës — si është e mundur që të punohet aktivisht për mospranimin dhe rrënimin e Republikës së Kosovë e pastaj të sulmohet çdoherë kinse në mbrojtje të kësaj Republike.

Nëse votohet mund të mos votoni ose votoni kundër, mund të organizoni manifestime paqësore, mund të organizoni debate e diskutime, por me përdorimin e dhunës si mjet politik më së shumti po e dëmtoni Kosovën. E këtë më duhet t’ua them si qytetar i cili nuk i takon asnjë grupimi politik dhe si mik me shumë prej jush.express.