Qentë na kuptojnë

Kur t’i ngulin sytë, qentë tanë shpesh duket se e dinë se çfarë jemi duke menduar. Dhe, pozita e tyre si miqtë më të mirë të njerëzve, dita ditës po bëhet më e fuqishme. Kjo ngase ata kanë aftësi për t’i kuptuar dhe parashikuar sjelljet e njerëzve dhe kjo aftësi e tyre po rritet me kalimin e gjeneratave, thonë psikologët e kafshëve.

Studimi nga Universiteti i Abertay në Dundee tregon se aftësitë e qenve për t’i kuptuar njerëzit është me të lindur dhe nuk varet nga trajnimi. Ky është rezultat i mbarësimit të përzgjedhjes gjenetike, kështu që kjo do të bëhet edhe më e avancuar në të ardhmen.

Shkencëtarët e kanë vërejtur se si 24 qenë, të pastërvitur dhe krejtësisht të patrajtuar, kanë reaguar ndaj urdhrave të pashprehur të njerëzve, duke lëvizur nga vendi ku ishin duke qëndruar. Ndërkohë, shkencëtarët e kanë provuar të njëjtën gjë me qentë e trajnuar dhe nuk është vërejtur ndonjë diferencë në reagimet e tyre.

“Ne e zbuluam se nivelet e trajnimeve nuk e bënë ndonjë diferencë, pa marrë parasysh se sa mirë janë trajnuar. Kjo nuk bën që aftësitë e tij të përmirësohen apo përkeqësohen. Ajo që e bëri diferencën ishte nëse ata ishin familjarë me njerëzit që i jepnin urdhrat. Nëse ata do t’i njihnin njerëzit, kishin më shumë vëmnedje tek ta dhe kjo nënkupton se ata mund t’i ‘lexojnë’ dhe parashikojnë sjelljet e njerëzve më me shumë efikasitet, nëse rritet familjarizmi ndërmjet tyre”, deklaroi doktor Clare Cunningham./lajminet/