Qeveri për lakmi: Ja çfarë profesionistësh janë pjesë kabinetit të kryeministrit të Kanadasë!

Justin Trudeau është lideri i Partisë Liberale dhe kryeministër i Kanadasë. Ai është 43 vjeç dhe bëhet i dyti kryeministër në moshë aq të re që drejton vendin.

Ai e ka deklaruar veten si mbështetës të feminizmit dhe ka premtuar se do të mbrojë të drejtën e grave për të abortuar.

Ai po ashtu ka emëruar 15 femra dhe 15 meshkuj në kabinetin e tij që reflekton përbërjen gjinore të Kanadasë.

Katër ministra janë emigrantë që nuk kanë lindur në Kanada, dy ministra janë autoktonë, ndërsa gjashtë janë frankofonë. Po ashtu, për herë të parë është zgjedhur edhe një ministër me aftësi të kufizuara fizike,

Kabineti i ri qeveritar në secilën pozitë është një profesionist dhe njohës i mirë në sektorin që udhëheq, transmeton Telegrafi. Për më shumë, postet dhe se çfarë profesionistësh udhëheq me to.

Ministri i Shëndetësisë është doktor.

Ministri i Transportit është astronaut.

Ministri i Mbrojtjes Nacionale është veteran i sik (grup fetar i Indisë), ushtarak i dekoruar, e që bazuar në besimet e tij duhet të mbështet në virtyt, ndershmëri dhe durim.

Ministri i Rinisë është nën moshën 45-vjeçare.

Ministri i Agrikulturës dhe Agro-Ushqimit është një ish-fermer.

Ministri i Sigurisë Publike dhe Gatishmërisë në Emergjencë ka qenë vëzhgues.

Ministri i Inovacionit, Shkencës dhe Zhvillimit Ekonomik është analist financiar.

Ministri i Financave është një biznesmen i suksesshëm.

Ministri i Drejtësisë ka qenë prokuror i Kurorës dhe lider i “First Nations” (shoqatës së autoktonëve)

Ministri i Sportit dhe Njerëzve me Nevoja të Veçanta është një paralimpist (garues në lojërat ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara).

Ministri i Peshkimit, Deteve dhe Vijës Bregdetare është inuit – banor i Arktikut që ka jetuar në shtëpi bore (iglo)dhe që i njeh ujërat.

Ministri i Shkencës është gjeograf medicional me titullin e doktorit të shkencave (gjeografia e shëndetit).

Ministri i Emigracionit, Qytetarisë dhe Refugjatëve ka qenë një kritik i emigracionit.

Në kabinetin e përbërë nga 50 për qind gra, pothuajse të gjithë janë shkencëtarë. /Telegrafi/