Qeveria e Kosovës është que peshë, don me hangër kryt e vetë!

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi, është tejet i shqetësuar dhe i mllefosur sidomos me sjelljet e liderëve kosovarë në Kuvend. Demaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, duke dënuar të gjitha “format e dhunës, fjalorin e rrugaqëve si të pozites ashtu edhe të opozitës si dhe dhunën policore”. Liderët i ka quajtur “tekmefez dhe të uritur për kolltuqe”, të cilën luftë për pushtet po e paguan popullata e pafajshme dhe Kosova!

“Është marre, marre për Qeverinë e Kosovës kur shef në ekranet televizive botërore, duke ngrehur shiptarët si qentë nga policia jonë… Këtë se ka menduar e as nuk e ka pritur kush ?!..”, ka pohuar Demaçi, i shqetësur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Vepimtari i shquar shqiptarë, i cili afër 30 vjet kaloi nëpër bugjet serbe pyet, deri kur shqiptarët në Preshevë arestohen, bugosen e  ngrihen zhag nga policia serbe, deri kur shqiptarët e Kosovës  arrestohen , burgosen e ngrihen zhag po ashtu nga policia jonë?! A s’është turp kjo për Qeverinë e Kosovës ?! Jazëk ! Aftësi nuk është vetëm  me bërë dialog apo me ofruar vetëm të huajin, por edhe tëndin. Pushtetarët tanë duhet të bëjnë gjithcka për të gjetur nje gjuhe të perbashket per të zgjidhur problemet e mosmarërveshjet me opoziten  permes  bisedime e jo keshtu me dhunë, u bëmë horë para bote !. Se pari duhet drejtuar oborrin tonë e pastaj me larg..”

Qveria e Kosovës s po ka hall ta hjek macën prej persheshit..

I pyetur rreth Luginës së Preshevës se a është harruar kjo pjesë shqiptare nga Prishtina z.Demaci ne vazhdim tha se “po cfare Presheva mor vëlla, ne kemi harruar edhe vetveten…a s’po të shofin sytë se cfare po ndodhë në Kosovë. Liderët tanë i ka trenu buka e grytë, ndryshe nuk do të kishte “ngerç” institucionalKrejt keto marrina, lufta për kolltuce po shkojnë në mullirin e armikut dhe dashakeqeve të Kosovës.

„Po e shifni se Kosova s po ka hall ta hjek macën prej persheshit..e leje më t’i ndihmoje vllaznit tanë atje ne Preshevë… Nuk kerkohet sy prej te verbërit…“ ka thëne Aden Demaci duke folur per ngercin dhe rolin e qeverise kosovare në Kosoën Lindore

“Shteti jone po luhatet, por fale miqve tane amerikan dhe ndërkombëtarëve tane nuk do të ket kthim mbrapa te situates ne Kosove para vtitit 1999, se sa per neve ktu qe jemi sot ishte riktyher Serbia n Kosovë..“ ka shtuar Demaci.

Sipas veprimtarit, Adem Demaçi, udhëheqësit e Luginës t mos mbeshteten forte ne Prishtinen apo Tiranën, sepse “ato bash me pas dasht deri tash kishin bere dicka per ate rkahine shqipatre ne Serbi. Por une do t’i sygjeroja lideret e Lugines qe ata duhet të bashkohen dhe të kenë vetëm një kërkesë, që të kërkojnë të drejta e tyre, po aq sa serbët kanë të drejta në Kosovë…”