Qeveria nënshkruan marrëveshjen me kompaninë amerikane për ndërtimin e Termocentralit 1 miliard eurosh

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Blerand Stavilevci dhe përfaqësuesi i Kompanisë “Contrur Global” Garry Levesley kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për ndërtimin e Termocentralin “Kosova e Re”, i cili projekt do të ketë një kosto prej 1 miliard euro dhe me kapacitete prodhuese prej 500 megavatesh.

Me ketë rast, Kryeministria Isa Mustafa ka thënë se është një ditë shumë e madhe, pasi që sipas tij, po fillojmë me një investim tepër të rëndësishëm për Kosovën i cili do të sigurojë resurse për zhvillim dhe gjithashtu do të ketë stabilitet të furnizimit për qytetarët e Kosovës, shkruan “Zeri.info”

“Është ndër investimet më të mëdha që janë investuar në Kosovë dhe fakti që ne këtë investim po e bëjmë me një investitorë privat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka domethënien e vet të veçantë sepse është fjala për besimin e SHBA-së dhe Investitorëve Privat dhe në rrethinën ekonomike të Kosovës edhe po ashtu është fjala për ndryshimin e strukturës ekonomike sepse me këtë na po rrisim investimet private në Kosovë të cilat janë domethënës në kudër të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimeve tona në të ardhmen” ka thënë ai.

Ndërsa Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaqi nënshkrimin e marrëveshjes e ka quajtur si një investim më i madh që ka ndodhur që nga pas lufta. Ai ka thënë se me ketë projekte po sigurohet e ardhmja e ekonomisë.