Qeveria, përgjegjëse për mos liberalizimin e vizave (Video)

Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Bekim Çollaku, gjatë gjithë vitit 2015 kanë premtuar që liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2016.

Megjithatë, në bazë të raportit të Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur më konkluzionet për pakon e zgjerimit, një gjë e tillë po del të jetë vështirë e realizueshme.

Për njohësit e çështjeve të integrimeve, fjala publike ka shumë rëndësi dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë qeveritarët e Kosovës do të duhej të merrnin përgjegjësi.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se në një demokraci reale, çdo politikan merr përgjegjësi për fjalën e tij publike.

Por, ndryshe nga Doli vlerëson profesori universitar i Integrimeve, Avni Mazreku. Ky i fundit ka thënë se nuk beson se dorëheqja e Qeverisë e zgjidh problemin, përkundrazi thotë se një gjë e tillë vetëm do ta thellonte problemin. /Tribuna Channel/