QYTETARËT ME DY MENDJE PËR PJESMARRJE NË MANIFESTIMIN E OPOZITËS

Pasi opozita paralajmëroi marsh për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, për datën 28 nëntor 2015, redaksia e Gazetës Liria ka inicuar një sondazh për të matur mendimin e qytetarëve për këtë organizim.

Për dy ditë rresht u zhvillua një anketim online i lexuesve tanë, ku qytetarët u përgjigjen në pyetjen se a do të marrin pjesë më 28 nëntor në manifestimin e opozitës në Prishtinë?

Në sondazh janë përgjigjur gjithsej 1258 lexues, prej tyre për pjesëmarrje në manifestim janë përgjigjur 432 lexues apo 34% e pjesëmarrësve në anketim, 457 apo 36% e lexuesve që morën pjesë në sondazh votuan për të mos marrë pjesë në manifestim, ndërkaq një numër relativisht i lartë i pjesmarrësve, 369 sosh apo 29% votuan alternativën se nuk e dinin a do të marrin pjesë në manifestimin e opozitës.

sondzhi gazeta liria

Liderët e opozitës kanë paralajmëruar se manifestimi do të jetë paqësor dhe se nuk do të ketë dhunë, ndërkaq qeveria e Kosovës ka marrë të gjitha masat për të menaxhuar këtë manifestim transmeton Gazeta Liria.

Vlenë të thekësohet se për organizimin e ditës së nesërme ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ku i bënë thirrje shtetasve amerikanë dhe personelit të saj që të evitojë lëvizjet në sheshet e Prishtinës. Më tej në njoftimin e ambasadës thuhet se “Protestat e kaluara në Sheshin Nënë Tereza kanë qenë të dhunshme pasi protestuesit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe metoda tjera të dhunshme. Protesta mund të bllokojë ndërlidhjen e rrugëve dhe ta pengojë transportin publik”, duke parapajmëruar se në manifestim mund të ketë dhunë.

Manifestimi i opozitës me moton : “TA SHPREHIM TË BASHKUAR VULLNETIN TONË PËR NJË SHTET SOVRAN DHE TË BARABARTË PËR TË GJITHË”, do të mbahet nesër më 28 Nëntor 2015 në ora 14:00 në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet, ndërkaq janë bërë përgatitje për udhëtime të organizuara nga shumë qendra të Kosovës, Shqipërisë, nga diaspora dhe vende të tjera ku opozita është e organizuar.

Mbetet të shihet nesër për numrin e pjesëmarrësve dhe se a do mbajnë fjalën liderët opozitarë që manifestimi do të jetë paqësorë./ Gazeta Liria

qytetet tjera te ks tiranana VV