Raiffeisen Superliga: Prishtina fundoset, Llapi merr një pikë në Gjilan

Prishtina gjithnjë e më shumë po fundoset, kurse Besa e Pejës po i afrohet kreut në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Besa nga Peja triumfoi në kryeqytet me rezultat 1:0 ndaj rivalit të vjetër, Prishtinës, në takimin e javës së 15-të. Një ndeshje me rivalitet, por edhe me dy futbollistë të ndëshkuar me karton të kuq.

Në minutën e 70-të, portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, ndëshkohet me karton të kuq, pasi që e nxjerrë nga loja me dhunë një futbollist pejan, ndërkohë përjashtohet edhe mbrojtësi i Besës, Agron Cacaj. Në minutën 37-të, sulmuesi i Besës, Kastriot Rexha, humb një rast ideal, i cili nga afërsia nuk arriti ta plasojë topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45-të, Florent Qorraj, shënoi për fitoren e madhe të Besës, e cila është në vend të gjashtë me 23 pikë, kurse Prishtina e 11-ta (e parafundit) me 14 pikë të mbledhura./gazetaolle/

Trepça ’89 është befasuar në stadiumin ‘Riza Lushta’ duke u mundur nga Vushtrria me shifrat 2:0.

Drita edhe pse ishte duke fituar me rezultat 2:0, nuk e ruajti epërsinë pasi që Llapi i barazoi shifrat në fund (2:2).

Ndërkohë, Liria arkëtoi pikë të plotë në fushën e saj duke e mundur Istogun (1:0).

Rezultatet e Javës së 15-të janë:

Prishtina : Besa 0 – 1

Gjilani : Hajvalia 0 – 0

Trepça’ 89 : Vushtrria 0 – 2

Drita : Llapi 2 – 2

Liria : Istogu 1 – 0

Drenica : Feronikeli 1 – 0

Pas javës së 15 – të tabela duket kështu:

Pozita Nd F B H SH P GD Pikë
1.Feronikeli 15 9 2 4 25 15 10 29
2. Llapi 15 8 3 4 21 18 3 27
3. GJILANI 15 7 4 4 14 9 5 25
4.Hajvalia 15 7 3 5 15 11 4 24
5.Trepça 89 15 6 5 4 19 12 7 23
6. Besa 15 7 2 6 14 11 3 23
7.Drenica 15 5 4 6 17 17 0 19
8. Liria 15 4 6 5 18 22 -4 18
9. Drita 15 4 6 5 14 18 -4 18
10. Vushtrria 15 4 4 7 8 14 -6 16
11. Prishtina 15 3 5 7 9 18 -9 14
12. Istogu 15 3 2 10 10 19 -9 11