Rama me Stoltenberg: Lini ndjeshmëritë, Kosova në NATO

Në takimin me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, kryeministri Edi Rama tha nga selia e qeverisë në Tiranë, se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk duhet të paragjykohet dhe se duhet vlerësuar progresi i shtetit të pavarur tashmë prej 7 vitesh.

“Unë i shpreha sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mirënjohjen e Shqipërisë për faktin që NATO mori një vendim tjetër historik për të ftuar Malin e Zi, sepse zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s është zgjerim i hapësirës së lirisë, paqes dhe demokracisë së mbrojtur. Aq sa e mbështesim këtë anëtarësim, mbështesim edhe vijim e këtij procesi në anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë ndejshmëritë bilaterale dhe do të shikojnë mundësinë e afrimit të marrëdhënieve të NATOS me Kosovës. Bindja jonë është se në këtë rajon nuk duhen lënë zona gri dhe duhen eliminuar të gjitha potencialët që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarish. Ne duam fort të besojmë që ndjeshmëritë përkatëse bilaterale nuk do të vazhdojnë të bëhen pengesë në një proces që ka lidhje të drejtpërdrejt me sigurinë dhe kërcënimin e hapur që sot i prek të gjithë së bashku. Sa më shumë të konsolidohet kjo hapësirë dhe vetë aleanca aq më të sigurt jemi të gjithë, dhe ato vende që për shkak të ndjesive bilaterale kanë krijuar pengesa deri më sot”, u shpreh kryeministri Rama.

Stoltenberg do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. /Shqiptarja/