Ramaj shënon dy gola kundër Serbisë

Mesfushori Dijon Ramaj ka shkëlqyer të enjten me përfaqësuesen U-18 të Gjermanisë.

Ekipi U-18 i Gjermanisë në kuadër të një turneu përgatitor në Izrael fitoi thellë 5:1 ndaj Serbisë. Dy prej golave kundër serbëve i shënoi Ramaj, përcjell sot Koha Ditore.

“Kemi startuar fuqishëm. I jemi futur punës nga fillimi dhe falë Dijon Ramajt kemi kaluar herët në epërsi”, ka thënë përzgjedhësi i Gjermanisë, Guido Streichsbier.

Ramaj shënoi golat e parë në ndeshje, në minutat 5 e 26. Gjermania e fitoi turneun ku u paraqitën edhe Izraeli e Ukraina. Ramaj 17-vjeçar është pjesë e U-19 të Stuttgartit./koha/