Raporti 24 – orësh nga Policia e Kosovës

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Podujevë 03.12.2015 -13:40. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar (i mitur) dhe gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një cigare dhe një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Podujevë 03.12.2015 -13:40. Njësiti policor gjatë kontrollit në një lokal ka kontrolluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me gas dhe një karikator me 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

TRAFIKIM ME NJERËZ, MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION

Bregu i Diellit, Prishtinë 03.12.2015-17:00. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, sot me datën 03.12.2015 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare dhe e njëjta me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU

Fshati Bërnicë, Prishtinë 03.12.2015 -16:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave, njëra Mercedes C 220 që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe veturës së dytë po ashtu Mercedes 190 që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Deri tek aksidenti ka ardhur nga moskujdesi dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës i cili me veturën e tij ka shkaktuar aksidentin. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit të dytë dhe katër pasagjerë tre meshkuj dhe një femër K-Shqiptar-e kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

MOSZBATIM I URDHRAVE TË PERSONIT ZYRTAR

Gjilan 03.12.2015 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka penguar procesin mësimor në një shkollë dhe nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Novo Bërdë 03.12.2015 -09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për raportim

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fshati Bitinja, Shtërpcë 03.12.2015-09:30. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Podujevë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

AKSIDENT TRAFIKU

Fshati Bibaj, Ferizaj 03.12.2015 -14:25. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K-Shqiptar (biçiklisti), pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull K-Shqiptar. I lënduari është dërguar në tretman mjekësor.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për raportim

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE-LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë 03.12.2015 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Boshnjak, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare, bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

VJEDHJE E PYLLIT

Deçan 03.12.15. 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë duke transportuar drunj pa dokumentacion përkatës. Masa drunore është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ZJARRVËNIE

Fshati Kërrnicë, Klinë 11280. Raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 2000 ballë ushqim kafshësh në vlerë rreth 6500 euro. Nuk raportohet për të lënduar.

Fshati Kërrnicë, Klinë 11280. Raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 120 ballë ushqim kafshësh. Nuk raportohet për të lënduar.

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. “Yll Morina”, Gjakovë 03.12.2015 -14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 12.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Derisa zyrtarët policorë ishin duke u marrë me rastin i dyshuari e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Cermjan, Gjakovë 03.12.2015-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një Pushkë automatike AK-47 dhe një karikator. I dyshuari ka deklaruar se armën e kishte në posedim që nga lufta. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. “Pandeli Sotiri”, Vushtrri 03.12.2015-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje fillimisht është fjalosur me viktimën mashkull K-Shqiptar e më pas është përleshur edhe fizikisht. I dyshuari gjatë përleshjes ka përdorur edhe një mjet të prehtë që dyshohet të jetë (thikë), me të cilën i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor . Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. “Driton Veliu”, Mitrovicë 29.11.2015-11:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përmes rrjetin social ka postuar një foto në të cilën shihet se ka në posedim një armë. I dyshuari ka dorëzuar armën AK-47 me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Rr. “Shemsi Ahmeti”, Mitrovicë 02.12.2015-21:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për raportim

RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për raportim

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDIM ME MALLRA

Fshati Cerkolez, Vitomiricë 03.12.2015-18:25. Njësiti policor, ka ndaluar një automjet Mitsubishi që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari ishte duke transportuar gjedhe pa dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e AVUK-ut. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fshati Carabreg, Deçan 03.12.2015-13:30. Njësiti policor gjatë kontrollit në brezin kufitar ka ndaluar automjetin Mercedes kombi që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se në automjet i dyshuari ishte duke transportuar mallra të ndryshëm sanitarë pa dokumentacion përkatës në vlerë të kosiderueshme. Automjeti së bashku me mallin është konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale

000

Aksidente me të lënduar

016

Aksidente pa të lënduar

031

Tiketa trafiku të shqiptuara

916

Arrestime

013

Në mbajtje

005