Ray Tomlinson, shpikës i sistemit bashkëkohor të postës elektronike, ndërroi jetë nga një atak kardiak në moshën 74-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga Mike Doble, drejtor i korporatës PR, i cili në një deklaratë e përshkruan Tomlinson si një “pionier të vërtetë të teknologjisë”.
Në vitin 1971, duke punuar për BBN, një firmë teknologjie me bazë në Boston, Tomlinson zhvilloi një sistem për të dërguar mesazhe elektronike ndërmjet kompjuterëve me rrjete të ndryshme pritëse. Tomlinson ishte duke punuar në ARPANET, një shenjë paralajmëruese e internetit modern. Edhe pse duket e çuditshme në botën moderne të rrjetit, sistemet e mëparshme të mesazheve ju lejonin të shpërndanin mesazhe për përdoruesit e të njëjtit kompjuter.
Ndoshta më i famshëm, ishte sistemi i Tomlinson i cili prezantoi simbolin “@” në një leksik të postës elektronike. Duke folur për CNET në vitin 2002, Tomlinson tha se ai thjesht po kërkonte një mënyrë për të ndarë emrin e përdoruesit nga ai i kompjuterit.
“Në anglisht shenja @ është e qartë ndërsa në gjuhët e tjera nuk është”, tha ai. “Por duke qenë e vetmja parafjalë në tastierën angleze, ajo thjesht kishte kuptim.”
Tomlinson mori mirënjohje dhe u brohorit për punën e tij, duke përfshirë dhe futjen e tij në Internet Hall of Fame në 2014. Në 2011 ai u rendit i katërti në listën e 150 novatorëve më të rëndësishëm për të ndjekur Massachuset Institute of Technology (MIT).
Vetë Tomlinson u shpreh se, në atë kohë, shpikja e tij dukej e dobishme por jo veçanërisht e rëndësishme:
“Ajo nuk ishte në fakt deri diku nga viti 1995 kur dikush me pyeti se çfarë kisha bërë vërtet në atë kohë, dhe duke menduar për të, kuptova se unë isha i pari që dërgova një e-mail (postë elektronike). Shumë gjëra të tjera kishin ndodhur me postën elektronike ndërkohë. Përveç të qenit posta e parë elektronike, ajo nuk dukej diçka aq e rëndësishme.”
Posta elektronike, sigurisht, vijoi duke dominuar komunikimin elektronik në botë, duke mbetur një lojtar i rëndësishëm edhe kundër valës në rritje të SMS dhe programeve të panumërta të mesazheve të çastit. /krokodili/