Reagimi i SHSKUK-së: Nuk u ndërruan foshnjat në Gjinekologji, infermierja dha informacion të gabuar dhe të paautorizuar

Gjatë ditës është raportuar nëpër media se në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një ‘ndërrim i foshnjeve’ dhe keqinformim nga ana e infermierës në Neonatologji.

Në reagimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thuhet se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve, por për dhënie të pautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.

“Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje e saj nuk do të mbijetonte”, thuhet në reagim.

“Deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit”, sqaron tutje ShSKUK.

Në reagim po ashtu thuhet se menaxhmenti i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas ShSKUK-së për dhënie të informatave janë të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit./Gazeta Shneta/

“Ndërrimi i foshnjes” në Gjinekologji, infermierja i informoi gabimisht prindërit

The post Reagimi i SHSKUK-së: Nuk u ndërruan foshnjat në Gjinekologji, infermierja dha informacion të gabuar dhe të paautorizuar appeared first on Gazeta Shneta.

Generated by Feedzy