Reagon edhe SHBA pas rrëzimit të aeroplanit rus

Zyrtari për media i Pentagonit, Steve Warren, ka reaguar pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus, nga forcat e armatosura të Turqisë.
Lidhur me aeroplanin rus të tipit SU 24 i cili ka shkelur vijën ajrore të Turqisë, ka reaguar edhe Pentagoni amerikan, raportojnë mediat turke, transmeton lajmi.net

Steve Warren, zyrtari për media i Pentagonit ka thënë se Turqia ka paralajmëruar disa herë aeroplanin para rrëzimit të tij, por, pilotët nuk u janë përgjigjur atyre.

“Kontakti ishte bërë nga kanali i hapur dhe kemi dëgjuar gjithçka dhe mund ta konfirmoj se ata i kanë paralajmëruar 10 herë brenda 5 minutave”, ka thënë Warren./lajmi.net

– See more at: http://lajmi.net/reagon-edhe-shba-pas-rrezimit-te-aeroplanit-rus/#sthash.MSscQ0lB.dpuf