Reagon Kf Gjilani

KF GJILANI ka reaguar ndaj një shkrimi që është publikuar ne portalin sportiv GazetaOlle në të cilin thuhet se Gjilani me date 13 dhjetor hyn në muajin e dytë pa paguar lojtarët.

Ja shkrimi i plotë :

Reagim
Ndaj shkrimit të portalit GazetaOlle i publikuar me datë 05.12.2015

06 dhjetorë 2015

Klubi futbollistik Gjilani reagon ndaj shkrimit të pa bazë të portalit GazetaOlle në të cilin thuhet se Gjilani me date 13 dhjetorë hyn në muajin e dytë pa paguar lojtarët. Kjo gjë nuk është e vërtetë pasi që në fillim të pregaditjeve për këtë stinorë ne kemi arritur marrveshje me futbollistët që pagat ju ndahen prej dates 20 deri 25 e për shkaqje subjective kjo e fundit u është vonuar dhe do t’iu shpërndahen gjatë javës. Këtë stinorë kjo është hera e parë që kemi pasur vonesa dhe këso problemesh nuk do të lejojmë të na ndodhin më. Kryesia u ka ofruar lojtareve edhe disa premia gjatë stinorit vjeshtorë prej të cilave ata ja kan dalë ta fitojnë vetëm njerën e cila u është shpernda lojtarëve dhe shtabit në stërvitjen e parë pas ndeshjes.
Premitë për lojtarët tanë do të vazhdojnë edhe gjatë stinorit pranveror e në rast të fitimit të ndonjë trofeu do të ketë super premi.

Ne jemi duke u riorganizuar në klub dhe në stinorin pranverorë do të jemi edhe me shumë të angazhuar drejt synimit tone, shpalljes kampion.

Ne kerkojmë nga gazetarët e portalit GazetaOlle që të na kontaktojën para publikimeve të këtyre lajmeve pasi ne jemi të gatshëm çdo herë t’iu ofrojmë dëshmi reth pagesave të lojtarëve.

Me rrespket

K.F. “Gjilani”

GazetaLiria.com