Real Madrid, gjasa të mëdha të përjashtohet nga Copa del Rey

Real Madrid do të përjashtohet nga Copa del Rey, raportojnë të përditshmet sportive madrilene “Marca”, dhe “AS”.

Real Madrid do të përjashtohet nga Copa del Rey.
“Los Blancos” kanë aktivizuar futbollistin e suspenduar Denis Cheryshev në duelin e mbrëmshëm kundër Cadizit.
Kurse, kjo do t’i kushtojë me përjashtim nga gara, raportojnë dy të përditshmet sportive madrilene “Marca”, dhe “AS”, përcjell “Lajmi.net”.
Arsyeja bazohet në rastin e Osasunas, skuadër që u përjashtua nga Copa del Rey për aktivizimin e Unai Garcia – i suspenduar – në duelin ndaj El Mirandes/rilindja