Me fitoren 5 me 1 ndaj Rayo Vallecanos, Barcelona ka arritur në shifrën e 35 ndeshjeve rresht pa humbje në të gjitha garat duke vendosur rekordin e ri spanjoll.
Katalunasit kanë thyer rekordin e Real Madridit të cilin “Mbretërit” e mbanin që nga sezoni 1988-89.
Në atë kohë, Reali kishte 25 fitore dhe nëntë barazime, ndërsa Barcelona tani ka 29 fitore dhe gjashtë barazime.
Ky rekord vlen vetëm për Spanjë, pasi në Evropë katër ekipe tjera kanë më shumë ndeshje rresht pa humbje në të gjitha garat./Koha.net/