Rekord: Kosova e para në Evropë me numrin e luftëtarëve në ISIS

Kosova, sipas banorëve, në Evropë, i ka dhënë më së shumti xhihadistë Shteti Islamik. Në këtë prin qyteza Kaçanik, transmeton HRT – Radiotelevizioni kroat.

Në Siri dhe në Irak janë 22 meshkuj nga gjithsej 34 mijë banorë të Kaçanikut, e njëri nga ta është edhe Lavdrim Muhaxheri , i cili edhe quhet Jihadi John ballkanik.

Zyrtarë lokalë e mohojnë të jetë kështu dhe fajësojnë mediet se duke shkruar kështu po dëmtojnë autoritetin e qytetit.Njëri nga ta është edhe kryetari i Bashkësisë islame të Kaçanikut Florim Neziraj, i cili në këtë post tash e tre vjet e njeh mirë situatën. Ai thotë se një numër i caktuar personash ka shkuar të luftojë në vende tjera, porse në Kaçanik nuk është shënuar asnjë incident që ndërlidhet me fenë.

Papunësia, varfëria dhe pashpresa janë shkaqet më të shpeshta pse të rinjtë nga këto hapësira shkojnë në Irak dhe Siri, me ç’rast atyre u premtohet “tambël e mjaltë” si dhe të ardhurat vjetore deri në 30 mijë euro, thekson HRT, transmeton Koha.net . Shumë shpejt ata kuptojnë se janë mashtruar dhe pastaj një pjesë e tyre vendos për t’u thyer.
Psikologët që merren me këtë çështje pohojnë se nuk e dinë se cili grup është më i rrezikshëm – ai që shkon me eufori apo ai që i mashtruar kthehet.

Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut, thekson se është e sigurt se rrëfimi për luftëtarët kaçanikas ia kanë cenuar autoritetin qyteti por shton se nëpër qytet mund të shëtisësh një muaj e në rrugë nuk do të hasësh asgjë që ka lidhje me luftërat jashtë Kaçanikut.

Por, në rrugën kryesore, konstaton HRT, personat që ndërlidhen me vahabizmin ikin nga kamerat sikur dhe shumica e qytetarëve që evitojnë të bëjnë komente.