Një fotografi e vitit 1998 në Siçevë në të cilën shihet Rexhep Selimi në shoqërinë e Abedin Rexhës – Sandokanit dhe Lahi Brahimajt, është përgjigjja e fundit e deputetit të VV’së për Gani Gecin, në debatin e nisur së fundi për luftën e UÇK’së.
Rexhep Selimi kishte deklaruar edhe më parë se Gani Geci ishte vrasës serik dhe përgjegjës për dy vrasje.
Ndërkohë ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci së fundi ka treguar në Interkativ versionin e tij për vrasjen e Abedin Rexhës. Ai ka thënë se vrasja ka ndodhur.
“Unë kam thanë se jam mbrojtë por nuk e kam ditë qysh ka ndodh vdekja. Vdekjen e konstaton veç mjekësia ligjore. Kjo mjekësia ligjore e tashme po e konstaton vdekjen e Faraonit e nuk po e konstaton vdekjen 15 vjeçare”, tha Geci.
