Rezultat befasues në garën ndërmjet BMW M135i dhe Audi S3 (VIDEO)

Si u bë që BMW të mundet keq nga Audi S3? Ndoshta ka të bëjë me sistemin e të gjitha rrotave aktive.

Cars.co.za ka bërë një garë në vijë të drejtë ndërmjet BMW M135i dhe Audi S3, ku rezultatet ishin befasuese, transmeton Express. Audi S3 ka motor 2.0 litër turbo me 276 kf. Në anën tjetër është BMW e cila ka motor 3.0 litër me 6 cilindra në vijë të drejtë me 320 kf, pra 44 kf më shumë se Audi gjë që e favorizon në këtë garë kundrejt Audi.

Por, për befasi është Audi që e fiton këtë garë me diferencë të madhe. Faktor mund të jetë edhe pista e garave Killaney e cila njihet si pistë e rrëshqitshme duke i dhënë përparësi Audit me sistemin Quattro./express/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jMpii1FyZL0]