Vendimi i bordit të ri të ujësjellësit regjional “Prishtina”, për kthimin në punë të ish-kryeshefit Gjelosh Vataj, i cili është shkarkuar nga pozita me një vendim të bordit të kaluar të kësaj kompanie, por konsiderohet si ndërhyrje politike nga përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Por, në anën tjetër përfaqësues të bordit thonë se i gjithë procesi për rikthimin e Vatajt në detyrën që ka ushtruar më herët ka qenë konform ligjit.
Bordi i ri i kësaj ndërmarrje publike, i cili ka filluar punën më 6 nëntor të këtij viti, në mbledhjen e parë mori vendim që të shfuqizojë vendimet e datës 17 dhe 18 gusht për shkarkimin e Vatajt nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike, po del të jetë ndikuar nga rekomandimet që bordi i ri mori nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)./Zëri/