Rita Ora koncert në Kosovë verën e ardhshme (VIDEO)

Elena Ora ka njoftuar se e motra Rita, verën e ardhshme do të mbajë koncert në Kosovë.

“Po mundohemi me bo në verën e vitit 2016. Edhe pak, duke edhe 6 apo 7 muaj”, tha Elena për televizionin Rrokum.

Ajo gjithashtu tha se shkolla që do të hapet nga Rita si Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës ka për qëllim që t’i mësoj nxënësit se si të përfitojnë nga performanca në skenë pasi njerëzit këtu janë shumë të talentuar por se po ikin nga Kosova. /express/