Rita Ora në Olt Trafford ( Foto – Video)

Rita Ora ka kënduar në stadiumin Old Trafford, ku u zhvillua ndeshja e bamirësisë e organizuar nga UNICEF për fëmijët në nevojë

Ndeshja është luajtur në mes të yjeve të Britanisë së Madhe e Irlandës XI ndaj Yjet e gjithë Botës.

Për skuadrën e Britanisë së Madhe e Irlandës XI kapiten ishte David Backham, derisa për Yjet e gjithë botës kapiten ishte Luis Figos, edhe përkundër se Zinedine Zidane ishte ideatori, por ai nuk mori pjesë për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Francë.

DailyMail shkruan se Rita ora mbi 300 herë ka postuar në profilin social Twitter fjalët e njëjta: “Mançester ejani në ndeshje që t’i ndihmojmë fëmijët në nevojë”.

Sipas DailyMail, me këtë Rita ka kërkuar që të mbushet sa më shumë stadiumi Old Trafford. Që në fakt ishte i stërbushur ku Rita Ora këndoi.

Me parat e mbledhura nga kjo ndeshje do të ndihmohen fëmijët në nevojë. Ndeshjen e fitoi skuadra e Beckham me rezultat 3:1. /Express/

https://youtube.com/watch?v=__8YPBFkXAQframeborder%3D0allowfullscreen

rita 2

rita 3

rita 4

rita 5