Robben dëshiron ‘trajnerin më të mirë në botë’ tek Bayerni

Anësori holandez, Arjen Robben shpreson që Pep Guardiola të mbetet trajner i Bayern Munich edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata aktuale e trajnerit katalanas skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa Guardiola ende nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij. ”Gjithnjë është kënaqësi që të stërvitesh me Guardiolën. Taktikisht ai është më i miri në botë, jo vetëm pse ai është trajneri ynë aktual”. ”Personalisht, unë mendoj që ai është njeriu i duhur për Bayernin”, u shpreh Robben./veqsport.com/