Roberto të mungoj kundër Real Sociedad

Mesfushori i Barcelonës, Sergi Roberto do të mungoj në ndeshjen e sotme kundër Real Sociedad si pasoj e një lëndimi në kyçin e këmbës.

Këtë lëndim, mesfushori spanjoll e pësoi në ndeshjen e fundit të Barcelonës kundër Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe kjo e detyroi lojtarin që të largohej nga loja. Roberto mungoi në seancën e djeshme stërvitore të klubit, gjë që konfirmon mungesën e tij për ndeshjen e sotme./veqsport.com/