Roma merr vendimin për Rudi Garcian

Roma i beson plotësisht Garcias

Pas disfatës ndaj Atalantës, mediat italiane e kanë vendosur në dyshim të madh të ardhmen e Rudi Garcias në stolin e Romës.

Megjithatë për momentin trajneri 51-vjecar do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës verdhekuqe.

Sipas drejtuesve të Romës fajtorët për këtë situatë jo të mirë që po kalon klubi kryeqytetas janë lojtarët. Këta të fundit me në krye Drejtorin Sportiv, Walter Sabatini kanë çliruar nga cdo përgjegjësi trajnerin francez.