Roma përkrah popullit francez, kurse Salah? (Foto)

Roma ashtu si dhe shumë lojtarë të saj kanë dal përkrah popullit francez, pas sulmeve që ndodhën mbrëmë.

Klubi italian, trajneri Rudi Garcia, ashtu edhe si shumë lojtarë të cilët janë aktivë në rrjetet sociale kanë dal në përkrahje të popullit francez.

Por, jo edhe Mohamed Salah, se paku ai nuk e ka bërë deri me tani, edhe pse ishte aktiv pas ngjarjes famëkeqe.

Egjiptiani i cili njihet si një mysliman i devotshëm ka preferuar të jep përkrahje për përfaqësuesen e tij për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Çadit.

Edhe pse ndoshta e gjitha kjo është bërë pa paramendim, mediat italiane kanë filluar të komentojnë rreth kësaj çështje. /Telegrafi/