Roma synon tri transferime në janar

Strategjia e Romës për afatin kalimtar të janarit raportohet se përfshin shitjen e Seydou Doumbias për të blerë dy mbrojtës dhe një anësor.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ishte transferuar në Romë dimrin e kaluar, por dështoi të gjente vend të skuadër dhe gjatë verës u huazua te CSKA Moska.

Tani Roma planifikon ta shesë në dimër për të bërë tri transfere dy qendërmbrojtës dhe një anësor.

Sipas “Calciomercato.it”, Roma synon transferimin e Mamadou Sakhos nga Liverpooli, Thomas Heurtauxit nga Udinese dhe Sofiane Feghoulit nga Valencia.