Ronaldo beson se kjo skuadër do ta fitoj titullin në Serie A

Ronaldo nuk e ka harruar ende ish skuadrën e tij, Interin

Braziliani Ronaldo, beson se Interi mund të shpallet kampion i Serie A këtë edicion.

“Serie A është ende e gjatë dhe e vështirë. Unë mbështes Interin për titull, zemra ime i përket këtij klubi, unë kurrë nuk do t’i harroj pesë vitet atje. Unë kam respekt për rivalët e Milanos, por Interi është më i rëndësishëm për mua”, ka thënë Ronaldo për mediat italiane.

“Inter ka një ekip të mirë dhe në fund mund ta fitojë titullin, ekip të mirë ka edhe Napoli dhe Juventusi, por favorizoi Interin”, ka shtuar më tej ish sulmuesi i Real Madridit e Barcelonës.