Ronaldo e pranon, Messi do at fitojë Topin e Artë

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se Leo Messi do ta fitojë Topin e Artë.

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo e ka pranuar se këtë edicion Leo Messi do ta fitojë Topin e Artë, pasi ai ka fituar edhe tituj me Barcelonën.

Ronaldo tha se individualisht viti i kaluar ka qenë më i mirë për të, por Messi në anën tjetër ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa del Rey.

“Ky çmim varet nga votat dhe Messi ka fituar tituj. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan. Në terme individuale, ndoshta ka qenë viti im më i mirën, pasi isha golashënuesi më i mirë në Evropë”, tha Ronaldo për ITV.

“Ne kemi ndarë ata skenë në 8 vitet e fundit dhe askush nuk ka bërë diçka të tillë më parë. Është shumë mirë. Unë kam marrëdhënie të mira me të. Ne nuk jemi shokë të vjetër, por e respektojmë njëri tjetrin”.

Ai po ashtu tha se do të luaj edhe 6 ose 7 edicion dhe se është ende shumë i ri dhe mund të fitojë sërish Topin e Artë. /Express