Ronaldo ose Bale, njëri largohet nga Reali

Real Madrid mund të përballet me perspektivën e shitjes së Cristiano Ronaldos ose Gareth Bale verën e ardhshme, sipas ESPN. Raporti pretendon se përfaqësuesi i dy lojtarëve ka hulumtuar tashmë mundësinë e largimit nga klubi spanjoll vitin e ardhshëm dhe Reali është i hapur për të shitur njërin prej tyre. Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka mbajtur kontakte me Paris Saint-Germain, ndërsa Manchester United është prioriteti kryesor i Bale.