Ronaldo shokon Madridin, urdhëron agjentin të nis negociatat me PSG-n

Një lajm që vjen nga Spanja ka shokuar Madridin.

Mediat spanjolle shkruajnë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo duket se dëshiron të bashkohet me PSG sezonin e ardhshëm.

30 vjeçari prej kohësh është i lidhur me kalimin në Manchester United dhe PSG, dhe duket se sulmuesi portugez është i vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga Madridi.

Sipas mediave spanjolle, CR7 ka urdhëruar agjentin e tij, Jorge Mendes të nis negociatat me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi .

Ish-ylli i Manchester Unitedit duket se dëshiron kalimin tek gjiganti francez, madje mësohet se lojtari do të kërkojë 18 milionë euro në vit nga parizienet e Francës, të cilët nuk e kanë problem paranë.

Ndryshe, Manchester United është i etur për ta parë përsëri Ronaldon në ‘Old Trafford’, por sipas të gjitha gjasave, portugezi pëlqen transferimin në Paris. /KosovaPress/