Ronaldo vazhdon me Realin deri në vitin 2020? (Foto)

Sipas El Confidencial, drejtuesit e Real Madridit kanë rënë dakord me Cristiano Ronaldon për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2020

Drejtuesit e Real Madridit po mundohen që sa më parë t’ia vazhdojnë kontratën Crisstiano Ronaldos, pasi ky i fundit është joshur nga PSG dhe Manchester United.

Sipas El Confidencial, drejtuesit e Los Blancos janë në negociata me yllin portugez për vazhdimin e kontratës deri në verën e viti 2020.

Ronaldo ka kontratën me Realin deri në verën e vitit 2018, por madrilenët dëshirojnë ta mbajnë edhe më gjatë në Santiago Bernabeu, përcjell Express. Sipas El Confidencial kontrata e re e Ronaldos do të jetë astronomike, derisa marrëveshja e re do të nënshkruhet para përfundimit të këtij sezoni. /Express/