Rrecaj: Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm nuk do të duhej ta përfaqësonin në të ardhmen Kosovën në KS

Profesori universitar i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, Dr. Besfort Rrecaj, pëmes një postimi në facebook e ka vlerësuar pozitivisht faktin që Kosova të përfaqësohet nga ambasadorja e Kosovë në ShBA në Këshillin e Sigurimit.

Ja postimi i plotë:

Vendimi i Qeverise qe Ambasadorja e Kosoves ne ShBA te perfaqesoje Kosoven ne Keshillin e Sigurimit (KS) per diskutimin e situates ne Kosove mendoj se eshte nje vendim adekuat dhe se kjo casje duhet te vazhdohet tash e tutje. Kjo per nje arsye serioze: raportimet e rregullta tremujore per situaten ne Kosove behen ne baze te rezolutes 1244 ku, nder te tjerash, nje raport e prezenton edhe PSSP ne emer te UNMIK-ut. Nuk mendoj se ne si Kosove mund te bejme dicka me shume ne lidhje me kete derisa KS te jete ne gjendje te marre nje vendim te ri por, mendoj qe ulja e rangut te perfaqesimit do te dergonte nje porosite qarte ne casjen e Kosoves ndaj rezolutes 1244, qe nenkupton devalvimin e saj per aq sa varet nga Kosova. Ne anen tjeter do te permbushej obligimi i raportimit ne emer te Kosoves dhe paraqitja e kendveshtrimit tone sa i perket situates ne vend. Rrjedhimisht, mendoj qe Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Jashtem nuk do te duhej perfaqesonin ne te ardhmen Republiken e Kosoves ne keto raportime. Rangu i Ambasadorit paraqet nje nivel shume adekuat duke marre parasysh qe edhe shtete anetare ne KS perfaqesohen me rangun e njejte.